Templates by BIGtheme NET

Ka ende shpresë për Argjentinën, 3 skenarët si mund të kualifikohen Mesi & Co

Humbja me Kroacinë ka tronditur tifozët, lojtarët dhe stafin e kombëtares argjentinase. Humbja është shoqëruar me tensione të shumta mes lojtarëve dhe stafit drejtues dhe mësohet se një pjesë e mirë e tyre kanë kërkuar largimin e trajnerit Sampaoli.

Ndërkaq pas ndeshjes, tifozët argjentinas kanë pështyrë dhe goditur me sende teknikun e ekipit. Po kaq të ashpra kanë qenë edhe mediat argjentinase, që kërkojnë kokën e Sampaolit, duke e fajësuar për rezultatet e ekipit.

Pas barazimit me Islandën, Argjentina ka vetëm një pikë dhe një golaverazh tejet negativ, por gjithsesi ka ende mundësi të vogla kualifikimi.

Si mund të kualifikohet Argjentina

Rasti 1

Në rast se Islanda arrin të fitojë sot ndaj Nigerisë, atëherë duhet që Argjentina të fitojë ndaj Nigerisë në ndeshjen e fundit, kurse Islanda të humbë ndaj Kroacisë dhe përveç kësaj duhet që Argjentina të ketë golaverazh më pozitiv se Islanda.

Rasti 2

Nëse takimi i sotëm mes Nigerisë dhe Islandës përfundon në barazim, atëherë Argjentina duhet të fitojë ndaj Nigerisë dhe Islanda të barazojë ose të humbë ndaj Kroacisë.

Rasti 3

Nëse Nigeria arrin të fitojën ndaj Islandës sot, atëherë Argjentina duhet të fitojë ndaj Nigerisë dhe të shpresojë që Islanda të mos marrë më shumë se një barazim ndaj Kroacisë ose të kenë një golaverazh më të mirë se Islanda në rast se kjo arrin ta mundë Kroacinë. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto