Templates by BIGtheme NET

I pamundur vendimi pozitiv edhe në 2019-ën!

Nga Klajda Gjosha

Kam që nga dita e djeshme që ndjek me vëmendje reagimet e qeverisë mbi çështjen e negociatave të Shqipërisë.

Çdo gjë mund të kuptoj por të festosh për dështimin do të thotë të mos kesh respekt për vendin tënd, për qytetarët e tu!

Për të gjithë ata që mund të bëjnë një analizë realiste mbi proçesin e integrimit të Shqipërisë dhe për gjithë institucionet përgjegjëse dhe koordinuese, dëshiroj t’ju sjell në vëmendje se cilat janë pikat kyçe të raportit:

  1. Shqipërisë nuk i janë çelur negociatat, përkundrazi ky do të jetë një vit i vështirë për të plotësuar 13 kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.
  2. Për herë të parë në historinë e këtij proçesi, Këshilli kërkon ratifikimin e vendimit të negociatave nga parlamentet e vendeve anëtare, para se ai vetë të japë vendimin. Këtë praktikë e ka pasur ligjëtisht vetë Gjermania dhe më pas e praktikoi edhe Hollanda. Sot kjo është e hapur për të gjithë parlamentet. Kjo e bën thuajse të pamundur një vendim pozitiv për negociatat edhe gjatë vitit 2019.
  3. Kushti më kryesor që i është vendosur Shqipërisë përvec krimit të organizuar, korrupsionit dhe drejtësisë, është çështja e azilkërkuesve dhe mundësia e vendosjes së mekanizmit të vizave. Këshilli i tërheq vëmendjen Komisionit Evropian, duke kërkuar një raport të posaçëm mbi këtë çështje.

Këto konkluzione janë një këmbanë alarmi për të gjithë ne dhe është detyra jonë të bëjme transparencë për qytetarët shqiptarë, të cilët gjëja e fundit që kanë nevojë është mashtrimi dhe e pavërteta.

Perspektiva e tyre europiane nuk mund të mbetet peng i delirit dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie!

*Klajda Gjosha ka qenë Ministre Integrimi

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto