Templates by BIGtheme NET

Eksportet e frutave dhe zarzavateve bien me 3.3%, importet rriten me 9%

Pas një rritjeje të fortë vitet e fundit, eksportet e frutave dhe zarzavateve kanë pësuar rënie në 5 muajt e orare të 2018-ës. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e prodhimeve bujqësore (fruta dhe zarzavate ku përfshihen edhe domatet) pësuan rënie më 3.3 % për qind.

Nga janar-maj u eksportuan 3.55 miliardë lekë ose 123 milionë lekë më pak. Edhe pse këtë vit kushtet klimaterike kanë qenë më favorizuese për zarzavatet dhe frutat, eksportet nuk e kanë reflektuar këtë ecuri.

Nga ana tjetër për të dyja grupet importet kanë shënuar rritje në periudhën në fjalë me mbi 9 për qind në raport me 5-mujorin e 2015.

Gjithsesi u importuan 6.4 miliardë lekë fruta dhe zarzavate ose 533 milionë lekë më shumë se një vit më parë.

Deficiti tregtar ishte më i lartë, pasi importet në vlerë ishin 62 % më të larta se eksportet.

Sipas të dhënave zyrtare prodhimi i perimeve gjatë vitit të kaluar ishte 1.15 milionë tonë duke shënuar rritje vjetore rreth 2% krahasuar me vitin 2016.

Në vitin 2017, perimet e njoma ishin 742.522 tonë duke shënuar një rritje me 0.33% krahasuar me 2016. Prodhimi i bostanoreve ishte 295.670 tonë, duke shënuar rritje me 6.91% krahasuar me 2016 dhe perimet e thata 113.736 tonë duke shënuar rritje prej 1.06% në krahasim me vitin 2016.

Bujqësia në Shqipëri, avantazhin e vetëm konkurrues ka klimën e ngrohtë që mundëson nxjerrjen e prodhimeve në treg një muaj para rajonit dhe kjo nuk është pak., por sektori ka kosto më të larta se në vendet e tjera për shkak të copëzimit të lartë të tokës dhe mungesës së subvencioneve.

Në Maqedoni, nafta e kuqe për bujqësinë jepet me 50 lekë, ndërsa në Shqipëri, fermerët e blejnë njësoj si linjat e tjera të biznesit me çmimin e tregut, me 150-160 lekë, pa asnjë diferencë. Në Greqi dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen direkt mbi prodhimin dhe fondet publike e mbulojnë riskun që mund të vijë nga ndryshimi i klimës ose mungesa e tregut.

Po sipas të dhënave zyrtare frutat dhe perimet ishin ndër 9 artikujt më të importuar në vend gjatë tremujorit të parë të 2018./Monitor

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto