Templates by BIGtheme NET

Ne s’i afrohemi fare konceptit të tyre

Nga Pano Soko

Kjo e vizitës tek Stadiumi ishte qershia mbi tortë e talljes spektakolare. Dmth të marrësh nja 7-8 vetë që jetojnë në Tiranë dhe t’i çosh të shohin stadiumin që ndodhet në qendër të Tiranës, të njëjtin stadium që atyre shtatë a tetëve iu del përpara mesatarisht 2-3 herë në ditë..kjo ishte olimpi i bythëtalljes.

Që të flas sinqerisht, ne as po i afrohemi fare konceptit të tyre, sepse ne e e orientojmë debatin mbi koncepte që ne pranojmë si brenda limitit të logjikës. Pra dikush thotë po shkatërrohet Teatri që është pasuri kombëtare dhe shteti paguhet që t’i ruajë ato, apo dikush tjetër thotë po grabitet hapësira publike që na përket të gjithëve, pra logjikojmë brenda kufijve. Por jemi larg konceptit të tyre. Atyre jo vetëm që s’ua ndjen për pasuri kombëtare e hapësirë publike, por ata po i përdorin këto që ne i quajmë pasuri kombëtare, si aksesorë marketingu për të rritur vlerën e aseteve private. Psh oligarkut të parë jo vetëm që e lanë të bënte një kullë, por e lanë ta bënte direkt mbi stadium, që klienti i kullës me stadium të ketë mundësi që me një gotë kakao të ngrohtë të shohë një ndeshje futbolli, ndoshta dhe ndërkombëtare. Apo klienti i kullës me Teatër të ketë mundësi që ashtu siç është, me robdëshambrin e dushit dhe me shapkat me push të zbresë poshtë e të shohë një shfaqe të Teatrit Kombëtar.
Apo nesër, oligarkut tjetër t’i japë mundësinë që klientët e kullës me sallë Opera, të zbresin poshtë me ashensor e të shohin Traviata të Giuseppe Verdit në sallën e operas.

Pra, këto që ne i quajmë pasuri të kombit, vlera të trashëgimisë, etj.etj., për ata janë aksesorë që do të tërhiqnin oligarkët drejt idesë së ndërtimit të një kulle.. (Sepse, për ta kuptuar, nuk është oligarku që shkon te qeveriu dhe i thotë “A ta ngrej një kullë unë këtu?”. Është qeveriu që i thotë oligarkut “Pse nuk ngre një, a dy, a tre kulla, sa të duash, te kjo toka këtu? E ke të mirë, se ke dhe Teatrin aty, e marketon kollaj.”)

E pra kaq larg janë ata. Dhe kur ata që janë me këto koncepte në kokë, dëgjojnë njerëz që diskutojnë mbi shtylla morali e skrupujsh, iu hipën një dëshirë për t’u tallur aq keq, saqë realizojnë performanca si kjo e sotmja, ku i merr Lali ca njerëz që jetojnë në Tiranë dhe i çon të vizitojnë stadiumin që gjendet në mes të Tiranës, për t’ju treguar që Teatri Kombëtar ka kancer dhe duhet të shembet..

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful