Templates by BIGtheme NET

Pse qeveria po shkel ligjin për Teatrin Kombëtar

Nga Rezearta Caushaj

  1. Ngritja apo rrëzimi e godinave/institucioneve apo pronave publike nuk është çështje preferencash të askujt ndaj ka një ligj që udhëzon dhe është i detyrueshëm të respektohet, prej qeverisë në radhë të parë.
  2. Ky ligj kërkon që Këshilli Bashkiak të merret me procedurat e shpronësimit të pronave publike.
  3. Ky ligj kërkon që qytetarët (jo vetëm aktorët) të pyeten përmes konsultimeve, që:
  4. a) lajmërohen 20 ditë pune para secila në mediat më të ndjekura, përveçse iu shpërndahet informacion të plotë mbi projektin e synuar; b)kush ka sugjerime e/apo komente dëgjohet dhe i përgjigjet me shkrim kujtdo sugjerimi, i cili nuk do të merret parasysh, duke ia argumentuar përse. d)Të gjitha këto dëgjesa kanë procesverbale dhe mbahen në vende të hapura për të gjithë. e) Palët e përfshira nuk moderojnë sepse janë në konflikt interesi.
  1. Ligji nuk pranon propozime nga Fusha apo Kodra, përzgjedhja bëhet përmes konkursit pas dakordësimit mbi projektin që duam.
  2. Nëse ligji do të zbatohej teatri nuk do të mund të rrëzohej kurrë. Nuk do të mund të kalonte në Këshillin Bashkiak, nuk do të aprovohej në dëgjesa dhe do të duheshin vite të finalizohej si proces i ligjshëm.
  3. Për të anashkaluar ligjin, qeveria ka nxjerr projektligj të jashtëzakonshëm për të shkelur ligjin.
  4. Ky projektligj ia kalon shpronësimin e teatrit Parlamentit, ku qeveria ka shumicën.
  5. Ky projektligj krijon një precedent të rrezikshëm të shpalljes së qeverisë pronar të aseteve publike dhe faljes së tyre klientëve.
  6. Krijon preçedent të rrezikshëm, ku qeveria legjitimon një krim dhe bëhet aksesor krimi, për të cilat do të shkonte në burg.
  7. Ligji mbron të drejtën e qytetarëve për të vendosur dhe frenon qeverinë nga abuzimi. Nuk ka rëndësi me sa vota është zgjedhur qeveria, detyra e saj është të zbatojë ligjin.
  8. Qytetarët nuk pranojnë projektligje të paligjshme për vjedhjen e aseteve publike. Sidomos kur ky aset është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.
  9. Artistët kanë të drejtë sa të tjerët të protestojnë, por jo të shesin kauzën e teatrit. Ajo është kauzë kombëtare.
  10. Barcoleta e kryetarit të Bashkisë se do të ruhet trualli, por do të rrëzohet teatri, është një gënjeshtër e keqe.

Projektligji i propozuar merr truallin dhe ia jep Fusha shpk, që të shkatërrojë teatrin.

Pastaj do të ndërtojë aty një kompleks komercial, ku një pjesë do t’i jepet aktorëve për përdorim si teatër.

Nuk falet e drejta, zhvatja, mashtrimi, dezinformimi, abuzimi sado i bukur të duket teatri i ri. Duam zbatimin e ligjit!

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful