Templates by BIGtheme NET

Shpjegimi shterues pse Edi Rama do të rrafshojë Teatrin Kombëtar (VIDEO)

Endri Shabani në një video të psotuar nga Nisma Thurrje ka ngritur disa pyetje dhe ka dhënë disa shpjegime pse do shembet Teatri Kombëtar.

Si shumë qytetarë, aktorë dhe intelektualë të tjerë të vendit ai nuk është dakord me prishjen e tij dhe e ka cilësuar si një prishje për interesa politike dhe private pasi toka ku ndodhet teatri sjell përfitime kolosale brez pas brezi.

 

Le ti bëjmë pyetjet e vërteta ka tre arsye pse Rama do të shëmbë teatrin Kombëtar, ndërtesa e Teatrtik Kombëtar është e vjetër dhe e armortizuar, atëherë pyetja e parë që do ti shtorinim është pse nuk shembet edhe Kalaja e Krujës edhe ajo është e vjetër dhe amortizuar. E dyta nëse godina është e vjetër dhe e shkatëruar kush ka pasur përsipër detyrë që ta mirëmbajë dhe ta restaurojë, çfarë ka bërë ai që ka qenë kryeministër dy mandate e fundit, çfarë ka bërë ai që ka qënë kryetar bashkie 10 vite rrjesht çfarë ka bërë ai që ka qenë ministër kulture në vitin 1998, çfarë bën ai që është kryetar bashkie? Pse nuk e restauruan siç restaruan së fundmi Turbinën?

Argumenti i dytë që kanë ofruar është se jo godinë që duhet prishur që kanë ndërtuar fashistët dhe janë luajtur dramat komuniste? Fashistët kanë ndërtuar edhe bashkinë dhe ministritë, atëherë pse Rama ka zgjedhur që ti rikthejë në identitet dhe teatrin ta shembë. A ka vend që janë luajtur më shumë drama komuniste se sa në zyrën e komunitetit qëndror të partisë që është zyra e kryeministrit. Dhe e treta a nuk mund të jemi ne më të mirë se fashistët dhe të ndërtojmë një teatër të ri në bulevardin e ri.

Ne duhet të bëjmë një teatr të ri por nuk kemi para atëherë do ti falim tokën privatit i cili do na ndërtojë një teatër të ri. Po si ka mundësi që privati ka para të ndërtojë një teatër të ri dhe një shtet i tërë nuk ka para të ndërtojë një të ri. Po si ka mundësi që buxheti ka para të restaurojë ministritë madje nga dy herë? Si ka mundësi që shteti ka para të ndërtojë dy muzeume për komunizmën dhe një të tretë për spiunazhin dhe nuk ka para për një teatër të ri?

Si ka mundësi që nuk konsideruar që të gjejnë burime për financimin e një teatri të ri? Si ka mundësi nuk kanë konsideruar të ndërtojnë një fushatë donacionesh apo edhe si forma që ndërtojnë shkollat në Tiranë.

Përgjigjja e vërtetë është se nuk duan, dhe e kanë lënë qëllimisht teatrin në këto kushte për të justifikuar se po prishim një rangallë.  Ka një arsye, sepse është mu në qendër të Tiranës, është aty ku  bizneset të lidhur me lakenjtë politikë po të marrin atë tokë do gjenerojnë para brez pas brezi në kuriz të historisë së historisë së shqiptarëve në kuriz të marrëdhënieve sociale pasi duke ndërtuar kulla në qëndër të Tiranës do krijojë probleme sociale.

Teatri do të prishet sepse është në qendër të teatrit dhe sepse ju duhet toka”- shprehet Shabani.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto