Templates by BIGtheme NET

Çfarë ndodhi me kinema “17 Nëntorin” mund të ndodhë me Teatrin, FOTOJA

Artistët paralajmërojnë se çfarë do të ndodhë me Teatrin Kombëtar, nëse Parlamenti miraton projektligjin e famshëm që parashikon shembjen e godinës dhe vënien e truallit të Teatrit në dispozicion të kompanisë private “Fusha.Shpk”.

Një foto që po qarkullon në rrjet paraqet ish-kinemanë “17 Nëntori”, një ndërtim italian ashtu sikurse është edhe godina e Teatrit Kombëtar.

Kjo kinema është shembur për t’u ndërtuar më pas një qendër tregtare, siç tregohet edhe në foto.

Të enjten artistët do protestojnë para Parlamentit, kur pritet të bëhet edhe miratimi i projektligjit, i cili kalon duke u mjaftuar edhe vetëm me votat e mazhorancës e cila siguron shumicën në Kuvend.

“Nëse edhe ti nuk je dakord që teatri të kthehet në një qendër tregtare me kulla të larta betoni sipër, atëherë eja TË ENJTEN ORA 10:00 PARA PARLAMENTIT !”, njoftojnë artistët, të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit dhe lënien e truallit në përfitim të firmës “Fusha” për ngritjen e kullave.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto