Templates by BIGtheme NET

Vendimarrësit e Ramës s’kanë të drejtë të vendosin për teatrin

Nga Sokol Shameti

Ashtu është! Nuk kanë asnjë të drejtë ekskluzive aktorët dhe regjisorët të vendosin për një vepër publike siç është Teatri. Eshtë e drejta e publikut, ose edhe e vendimmarrësve që publiku duke i votuar, i ka ngarkuar me detyrën e administrimit publik, që të vendosin për këtë vepër publike.

Por ama, këta të fundit – përfaqësuesit e votuar të publikut – nuk kanë të drejtë të vendosin për gjithçka që u shkrep në kokë, pa e sqaruar fillimisht publikun për këtë vendim që po marrin. Këto sqarime bëhen gjatë zgjedhjeve. Nëse nuk janë bërë në atë kohë, atëherë ato bëhen gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Jo në mes të mandatit kur votat tashmë janë marrë për punë të tjera.

Të votuarit, fjala vjen, mund të vendosin për teatrin, por vetëm në qoftë se teatri ka qenë pjesë e premtimeve të tyre elektorale në zgjedhje. Pra ata mund të vendosin ta prishin teatrin apo të ndërhyjnë tek ai, vetëm nëse paraprakisht ia kishin bërë të qartë publikut idenë e tyre për teatrin dhe e kanë marrë lejen specifike të publikut në formë vote, për prishjen e teatrit ose për ndërhyrjen tek teatri.

Në qoftë se nuk e kanë marrë këtë leje, atëherë ata nuk kanë asnjë të drejtë të ndërhyjnë në rendin e gjërave me të cilat publiku është në paqe sepse kjo do të ishte thjesht një pabesi ndaj publikut. Nëse atëherë kur kërkuan votën nuk e vunë në dijeni publikun për planet e tyre për teatrin, aherë ata nuk kanë asnjë të drejtë të vendosin asnjë gjë për teatrin.

Vota një herë në katër vjet nuk është çek i bardhë që ti të bësh çfarë të duash përditë, për katër vjet rresht duke i trajtuar njerëzit si dementë që s’vendosin dot asgjë për veten e tyre.

Me logjikën se kush votohet, votohet për të bërë gjithçka që ai e logjikon si të drejtë në emër të publikut, dikush mundet që fare mirë të çmendet dhe të “logjikojë” se e drejtë për publikun është ngordhja urie e njerëzve, përndjekja politike, shkarkimet nga puna apo arrestimet masive.

Për të shmangur këtë lloj “administrimi” i cili funksionon vetëm në pseudo-demokracitë afrikane apo aziatike, ekziston diçka që quhet program zgjedhor. Ti votohesh dhe merr mandatin për zbatimin e këtij programi. Për asgjë tjetër më shumë, sado të imagjinosh ti se kjo bëhet për të mirën e përgjithshme.

Mandati është kontratë për të mbajtur premtimet që ti i bën kur kërkon votën. Kjo quhet politikë. Nëse nuk bën ndonjë premtim, atëherë gjërat qëndrojnë ashtu siç janë para se të merrje ti votën. Përndryshe nuk po bën politikë, por po vjedh. Dhe herët a vonë, do paguash për këtë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful