Templates by BIGtheme NET

Spekulimet për divorc, David e Victoria Beckham ua mbyllin gojën të gjithëve, festojnë 19 vjetorin e martesës

David e Victoria Beckham ua kanë mbyllur gojën të gjithëve në lidhje me thashethemin për divorc.Ata kanë publikuar një foto ku thonë se po festojnë 19 vjetorin e martesës së tyre.

Ylli i futbollit dhe stilistja publikuan një foto në Instagram duke buzëqeshur dhe mbajtur dorën e njëri-tjetrit në Paris.

“Wow 19 vite…Në këto kohë 19 vite më parë isha veshur nga koka tek këmbët me kostum ngjyrë të purpurt,”-shkroi David. “Gëzuar përvjetorin gruaja dhe nëna më e mrekullueshme.”

Ndërsa Victoria e cila publikoi të njëtën foto shkruan: “19 vite! Të dua shumë.”

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto