Templates by BIGtheme NET

Ekstradohen dy shqiptarë nga Greqia, të dënuar me 27 vite burg

Nga Interpol Tirana janë ekstraduar 2 persona pasi janë të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Të ekstraduarit janë Eduart Lulo, 33 vjeç dhe Franci Halili , 41 vjeç.

 DETAJE: 

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina – Greqi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë : – Eduart Lulo, 33 vjeç, banues në Përmet. Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal nr. 479 datë 28.11.2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” ” Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 323/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Vendim ky i marrë pasi, më datë 23.11.2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh, për veprat penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” ” Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 141-25, 89 dhe 278/4 – 25 të Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye në Athinë – Greqi, me datë 29.11.2013, nga ku u ekstradua për në vendin tonë. 

Franci Halili , 41 vjeç, lindur në Sarandë. Ky shtetas, është shpallur në kërkim, bazuar në vendimin penal të datës 15.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale ” Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në qytetin e Sarandës shisnin lëndë narkotike Heroinë, personave të ndryshëm. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë arrestimi i tij duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto