Templates by BIGtheme NET

Kaliniç arrin akordin me Atletiko Madrid

Nikola Kaliniç ka arritur një akord me Atletikon e Madridit. Kështu, tratativa që do të dërgojë në Spanjë sulmuesin kroat të Milanit, duket së është zhbllokuar.

Kaliniç ka gjetur akordin me klubin e Simeones dhe tashmë është gati për të lënë kuqezinjtë dhe të transferohet në Madrid, duke qenë se mes dy klubeve marrëveshja është arritur.

Menjëherë sapo të zyrtarizohet ky operacion, kuqezinjtë do mbyllin akordin me Valencian për sulmuesin Simone Zaza. Ish-sulmuesi i Fiorentinës do të përfitojë tre milionë euro dhe do të firmosë deri në vitin 2021 me skuadrën madrilene.

Kuqezinjtë sapo të zyrtarizojnë këtë largim, pritet të firmosin me sulmuesin Simone Zaza, i cili do të shkojë në Milano në huazim me detyrim blerje.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto