Templates by BIGtheme NET

Pacolli poston foton e 38 viteve më parë, bën apelin e fortë pas aksidentit tragjik me 5 viktima në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kosovë, ku humbën jetën 5 anëtarët e një familjeje.

Ai ka publikuar një foto tijën duke treguar një histori personale për një aksident të pësuar prej tij 38 vite më parë.

Ndërkohë në postimin e tij në “Instagram”, Pacolli bën thirrje që udhëtarët të bëjnë kujdes dhe të mos ngasin me shpejtësi në rrugë.

“38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë. Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë!” – shkruan Pacolli.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful