Templates by BIGtheme NET

Vuçiç në hall me Kosovën, brenda ditës lexon 500-600 faqe dokumente publike dhe sekrete

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk ka një propozim për një zgjidhje të përhershme ‘të problemit të Kosovës’.

Vuçiç deklaroi për mediat në Zemun se në të gjitha rastet duheshin pyetur njerëzit përmes një referendumi.

 “Çfarëdo që bëjmë, duhet të shkojmë në referendum. Çfarëdo që  ndryshojmë dhe në çfarëdo mënyre, çfarëdo ndryshim kushtetues që duhet të bëjmë, duhet të shkojmë në një referendum”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se po përpiqet çdo ditë për të fituar diçka më të mirë dhe më shumë se ç’ishte më parë.

“Në nivelin ditor, po përpiqemi të mbajmë diçka dhe të kemi diçka nga Kosova. Gjithkush që më kritikon çdo ditë e di se sa kam të drejtë”, tha Vuçiç.

“Do të jetë shumë e vështirë rreth Kosovës. Më mirë është të arrihet një marrëveshje sesa mos të arrihet”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Vuçiç është shprehur se për çështjen e Kosovës ai lexonte brenda ditës rreth 500-600 faqe dokumente, qofshin ato sekrete ose publike dhe shtoi se para popullit do të dalë me një propozim, kur të dihet se cili është maksimumi që mund të fitojnë.

“Kur të lexoni material sekret dhe publik prej 500 faqesh në ditë, atëherë dini diçka më shumë se të tjerët dhe duhet të marrësh veprime të përgjegjshme”, janë fjalët e presidentit serb.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful