Templates by BIGtheme NET

“Michael Jackson u “trodh” nga i ati që të mos humbte zërin” – Akuzat nga mjeku i artistit

Mjeku i Michael Jackson, Conrad Murray, ka deklaruar se babai i legjendës së muzikës, Joe Jackson, e kishte “tredhur” të birin me anë substancash kimike në mënyrë që ai të ruante zërin e hollë që e shoqëroi gjatë gjithë karrierës së tij.

Sipas Conrad Murray, Joe Jackson, i cili ndërroi jetë para pak kohësh, kishte përdorur substanca kimike për të tredhur të birin, ndërkohë që ai ishte vetëm 12 vjeç, shkruan Bild.de.

Arsyeja për këtë ishte ruajtja e zërit të Michael Jackson, në mënyrë që ai të mos e humbte timbrin duke u rritur me kalimin e viteve.

Pas vdekjes së Michael Jackson, mjeku i tij Murray u dënua me 2 vite burg për mjekim të pakujdesshëm të klientit të tij.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto