Templates by BIGtheme NET

NATO dhe BE nënshkruajnë deklaratë për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Bashkimi Evropian dhe NATO nënshkruan të martën një deklaratë të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fusha si terrorizmi, rreziqet që lidhen mearmët  bërthamore.

Ceremonia e nënshkrimit në selinë e BE në Bruksel u ndoq nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, përpara një samiti të NATO-s në Bruksel.

Duke ju drejtuar një konference të përbashkët shtypi me udhëheqësit e BE, Juncker theksoi forcimin e bashkëpunimit që nga samiti i fundit i NATO-s në Varshavë në 2016.

“Dëshiroja të hapja Deklaratën e sotme, e cila është një pikë referimi e rëndësishme në partneritetin tonë. Ajo ndërton atë çka kemi arritur tashmë së bashku gjatë dy viteve të fundit dhe i forcon angazhimet tona për njëri-tjetrin”.

Juncker gjithashtu theksoi përparimin në investimet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kjo është arsyeja pse si pjesë e propozimeve tona të reja buxhetore, ne, Komisioni, kemi propozuar që të rritet shpenzimet e mbrojtjes me 22 herë, duke sjellë shpenzimet totale të mbrojtjes në 27.5 miliardë euro [32.2 miliardë dollarë] nga 2021 në 2027,” tha Juncker.

Stoltenberg tha se deklarata e nënshkruar “është një angazhim i fortë për të forcuar bashkëpunimin midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Dhe deklarata e sotme bazohet në atë që kemi nënshkruar në Varshav dy vjet më parë. Që atëherë, NATO dhe BE kanë arritur një nivel të paprecedent bashkëpunimi,” tha ai.

“Dy vjet më parë në Varshavë u bashkuam për të forcuar bashkëpunimin e BE-NATO-s me qëllim të promovimit të paqes dhe stabilitetit në zonën euro-atlantike.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful