Templates by BIGtheme NET

Përmbytje në Japoni, 126 persona humbin jetën (FOTOT)

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që shkaktohen nga shirat e rrëmbyer në Japoninë Perëndimore.

Deri më tani flitet për 126 persona të vdekur, ndërsa numri i viktimave mund të rritet akoma.

Ky është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga reshjet, që Japonia ka parë në më shumë se tre dekada, shkruan “BBC”.

Zona më e goditur është Prefektura e Hiroshimës, ku të paktën 44 vetë janë raportuar të vdekur. Midis viktimave është edhe një vajzë trevjeçare, trupi i së cilës u zbulua në qytetin e Fukuyama pasi rryma e kishte larguar atë shumë larg shtëpisë së saj.

Ekipet e shpëtimit tani po gërmojnë nëpër baltë dhe rrënoja në një garë për të gjetur të mbijetuarit, pasi ende dhjetra njerëz rezultojnë të humbur.

Pasi lumenjtë dolën nga shtrati, rreth dy milion njerëz u detyruan të largoheshin nga banesat. Kryeministri Shinzo Abe ka anuluar një udhëtim jashtë shtetit, për t’u marrë me krizën e përmbytjeve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful