Templates by BIGtheme NET

7 muaj në detyrë, sot Arta Marku jep për herë të parë llogari para deputetëve

Pas 7 muajsh në detyrë si Kryeprokurore e Përgjithshme, Arta Marku do të raportojë për herë të parë përpara deputetëve në Komisionin e Ligjeve.

Sipas axhendës së Komisioneve të Ligjeve, Marku do të raportojë për analizën vjetore të institucionit që ajo drejton.

Në rend të ditës:

  1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
  2. Raportim i Ministres së Drejtësisë mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017.
  3. Raporti Vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2017.”, thuhet në axhendën e Komisionit të Ligjeve për seancën e së mërkurës që nis rreth orës 11:00.

Arta Marku u zgjodh në dhjetor të 2017-ës mes kaosit dhe tymueseve në sallën e Kuvendit, me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, duke zëvendësuar Adriatik Llallën. Opozita e ka kundërshtuar vazhdimisht zgjedhjen e saj për shkak se Marku u emërua pa miratimin e opozitës.

Që prej marrjes së detyrës nga Arta Marku, në vend kanë ndodhur disa ngjarje për të cilat opozita ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeprokurores së përkohshme.

E para është ekstradimi i Nazer Seitit, i cili u arrestua si anëtar i bandës së Habilajve. Seiti është pjesë e dosjes në fjalë, për të cilën po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tjetër çështje e nxehtë është audio-përgjimit ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Agron Xhafaj u largua në Itali ku po vuan dënimin për trafik narkotikësh.

Opozita lëshoi akuza të forta ndaj Arta Markut, që nuk përmbushi detyrën e saj por mbrojti të vëllanë e ministrit duke e lënë të largohet qetësisht pa e marrë nën hetim për audio-përgjimin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto