Templates by BIGtheme NET

A thua vaj i kanë shkuar takimet?! Sa ‘i qeshur’ Rama teksa bën propagandë

Kryeministri Edi Rama ka filluar të kujdeset shumë edhe për faqen e tij në Instagram.  Por mbi të gjitha mbi imazhin e tij dhe nuk mungon as propaganda me foto.

Nëse i hedhim vetëm një vështrim faqes së tij në Instagram brenda dy ditëve të fundit  Rama ka publikuar 10 foto dhe 2 video. Por ajo që vihet re është se stafi i Ramës është kujdesur në përzgjedhjen e fotove.

I qeshur, përkrah liderëve botërorë, duke biseduar shfaqet Rama në të gjitha fotot. A thua kaq vaj t’i kenë shkuar takimet e fundit Kryeministrit?

Në 5 fotot me kancelaren gjermane Angela Merkel, Rama  shfaqet duke buzëqeshur dhe duke bashkëbiseduar me të.

Po kështu edhe në takimin e sotëm në Bruksel, Rama shfaqet në krah të Emmanuel Macronit, duke biseduar me të.

Nuk ka munguar edhe 1 foto me mikun e tij Erdogan dhe një video nga ceremonia e betimit të këtij të fundit.

Sa ‘i qeshur’ shfaqet Rama teksa ‘bombardon’ me foto rrjetin. Eh ç’mund të bësh për propagandë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful