Templates by BIGtheme NET

Belgët të gjithë me sytë te ndeshja, kush e priti Donald Trumpin në aeroport (FOTO)

Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie këtë të martë vizituan Belgjikën për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel.

Por krerët e shtetit belg nuk e pritën atë në aeroport.

Shkak është bërë ndeshja e djeshme Francë-Belgjikë të cilën po e ndiqnin të gjithë, duke nisur nga mbreti dhe mbretëresha Philip dhe Matildetë cilët shkuan deri në Shën Petersburg për ta ndjekur ndeshjen nga afër.

Nga ana tjetër kryeministri Charles Michel e ndoqi ndeshjen në një “fan zone” në qytetin Braine-le –Comte.

Për këtë arsye, Trump është pritur nga një zyrtar i ministrisë së Jashtme, Françoise Gustin,pasi edhe vetë ministri ndodhej në Rusi me mbretin dhe mbretëreshën.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto