Templates by BIGtheme NET

Edi Rama kallëzohet penalisht për audiopërgjimin e Agron Xhafajt

Kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili dorëzuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kallëzimin ndaj Edi Ramës për deklaratat e tij pas publikimit të audio-përgjimit ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas publikimit, kreu i qeverisë deklaronte në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se e kishte kryer ekspertizën e audio-përgjimit ndaj Agron Xhafajt dhe kishte rezultuar se ai ishte i manipuluar.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës dhe nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për ministrin e Brendshëm, por përpara një akti mashtrimi me një material jo autentik.” – deklaronte Rama.

Sipas krerëve të grupeve parlamentare të opozitës, pas këtij deklarimi Rama duhet të ishte paraqitur në prokurori për të dorëzuar provën.

Por ai nuk e ka bërë këtë duke fshehur një dokument (përgjigje e një analize shkencore) që ka penguar drejtësinë.

KALLEZIM PENAL RAMA

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto