Templates by BIGtheme NET

“Gjermania është marrë peng nga Rusia” – Trump kritika të ashpra Merkelit

“E dashur Amerikë, vlerësoji aleatët  e tu, pasi nuk të kanë mbetur shumë “, deklaroi dje presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në prag të samitit të NATO-s. Donald Trump, në vend të kësaj e hapi takimin me një “sulm” kundër Berlinit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi sot kritika të ashpra ndaj Gjermanisë për marrëveshje e gazsjellësit me Rusinë, ndërsa vendet e NATO-s u takuan në Bruksel për një nga samitet më sfiduese në vite.

“Gjermania është marrë peng prej Rusisë, sepse po merr aq shumë energji nga Rusia,” tha Trump, duke iu referuar marrëveshjes së Berlinit me Moskën për gazsjellësin “Nord Stream 2”.

“Ata paguajnë miliarda dollarë për Rusinë dhe ne duhet t’i mbrojmë ata kundër Rusisë”.

Berlini shpreson se gazsjellësi që vjen nëpërmjet Detit Baltik prej 1,200 kilometrash do të ofrojë shpërndarje të drejtpërdrejtë të më shumë se 55 miliardë metrave kub gaz natyror rus, duke filluar nga fundi i vitit 2019.

Por SHBA-ja dhe disa vende të Evropës Lindore e kanë kritikuar marrëveshjen, duke pasur frikë se kjop do e bëjë Gjermaninë tepër të varur nga Rusia, në një kohë të tensioneve të larta diplomatike mes Moskës dhe NATO-s.

“E dashur Amerikë, vlerësoji aletatët”

Trump i bëri deklaratat e mësipërme ndaj Gjermanisë, gjatë një takimi mëngjesi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ndodhin vetëm një ditë pasi ai shkëmbeu deklarata të ashpra me Presidentin e Këshillit Evropianm Donald Tuskm mbi shpenzimet e mbrojtjes evropiane.

Pak para se të arrinte në Bruksel, Trump kritikoi anëtarët evropianë të NATO-s për dështimin në përmbushjen e objektivit të aleancës për të shpenzuar së paku 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

“Shumë vende të NATO-s, të cilat pritet që t’i mbrojmë ne, janë shumë mbrapa me shpenzimet për sa i përket zotimit të tyre për 2%. Përveç kësaj ata kanë detyrime në pagesa prej vitesh dhe këto pagesa nuk janë bërë. A do e rimbursojnë SHBA-në? “ shkroi Trump në “Twitter”.

Në Bruksel, Tusk iu kundërpërgjigj presidentit amerikan për “kritikat e përditshme ndaj Evropës ” dhe tha se presidenti duhet të pranojë se Evropa është aleati më i afërt i SHBA-së.

“E dashur Amerikë, vlerësoji aleatët e tu, pasi dihet se nuk të klanë mbetur shumë të tillë” tha ai.

Biseda të tensionuara përpara

Përplasja lidhur me shpenzimet e mbrojtjes, pritet të mbizotërojë takimin dy-ditor, ku liderët gjithashtu pritet të nënshkruajnë për themelimin e një forcë të re të reagimit të shpejtë, rritjen e fondeve për forcat afgane të sigurisë dhe një ftesë për Maqedoninë që të bashkohet me aleancën.

Vetëm tetë anëtarë të bllokut 29 anëtarësh pritet të shpenzojnë të paktën 2% të PBB-së së tyre për mbrojtje në vitin 2018 – SHBA-ja, Estonia, Greqia, Britania, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania. Shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë aktualisht janë 1.24% të PBB-së së saj.

Takimi po zhvillohet gjithashtu mes tensioneve të larta mbi tarifat e SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminit evropian dhe tërheqjen e Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin, të cilën shumë vende evropiane kërkojnë ta shpëtojnë.

Në një sinjal për aleatët evropianë, Senati i SHBA-së votoi të martën me 97 vota pro një rezolutë jo detyruese në mbështetje të NATO-s. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e DW

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful