Templates by BIGtheme NET

Greqia dëbon dy diplomatë rusë, për çfarë i akuzon

Greqia ka dëbuar dy diplomatë rusë si dhe ka vendosur ndalimin e hyrjes për dy të tjerë. Shkak për këtë është bërë ndërhyrja sipas Athinës e diplomatëve në punët e brendshme të Greqisë, shkruan “Ekathimerini”.

Në një deklaratë për “SKAI”, zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, tha se Greqia kërkon marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet dhe këtë e ka treguar me politikën e saj të jashtme.

Ai shtoi se qeveria greke nuk do lejojë shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe se të gjitha vendet duhet të respektojnë qeverinë dhe shtetin grek.

Sipas Athinës, dy diplomatët rusë kishin tentuar të ndikonin ndaj krerëve të Kishës Ortodokse dhe kishin blerë informacione shtetërore.

Ata akuzohen se janë përpjekur të ndikojnë në çështjet e brendshme të Greqisë dhe raportet e saj me vendet e tjera në rajon.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful