Templates by BIGtheme NET

Haradinaj i dorëzon Rita Orës një çmim: Faleminderit që nuk i harrove rrënjët tua

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vlerësuar me çmim këngëtaren Rita Ora, për punën e saj si ambasadore nderi e Kosovës.

Titulli që Haradinaj i ka dhënë Rita Orës është “Hyjnesha në fron”, ndërsa thotë që këngëtarja i ka dhënë flamurit të Kosovës shkëlqimin më të mirë përmes muzikës së saj.

“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. 
Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. 
Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. 
Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi.

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! 
Our golden Rita Ora. Thank You!”, shkruan  Haradinaj.

Në korrik të vitit 2015, presidentja e Republikës së Kosovës asokohe, Atifete Jahjaga, e dekoroi këngëtaren me famë botërore me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në Botë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful