Templates by BIGtheme NET

Haradinaj takohet me Rita Orën: Preke majat e suksesit por nuk i harrove rrënjët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar me Rita Orën në Londër. Ai i ka dhuruar asaj ‘Hyjneshën në Front’ të gravuar në filigran duke e falenderuar që pavarësisht famës së madhe ajo nuk i harroi asnjëherë rrënjët.  

Për këtë takim Haradinaj shprehet se Rota Ora flamurit të Kosovës i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. 

Postimi i Plotë:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.

Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!

Our golden Rita Ora. Thank You!

RH

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto