Templates by BIGtheme NET

India zbret Francën nga “froni”, bëhet ekonomia e gjashtë në botë

India është bërë ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, duke i marrë vendin Francës, që ka zbritur në vendin e shtatë, sipas të dhënave të fundit nga Banka Botërore.

Produkti i brendshëm bruto (GDP) i vendit u rrit në 2.597 trilion dollarë në fund të vitit 2017, krahasuar me 2.582 trilion dollarë të Francës.

India ka dyfishuar PBB-në e saj në dhjetë vitet e fundit, por me 1.34 miliardë njerëz – një popullsi 20 herë më e lartë se në Francë, vendi evropian ka standarde më të mira jetese.

Me parashikimin e rritjes prej 7.3 për qind në dy vitet e ardhshme, India po bëhet ekonomia në zhvillim me rritje më të shpejtë në botë.

Banka Botërore parashikon që rritja do të përshpejtohet deri në 7.5 përqind për 2019-20.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto