Templates by BIGtheme NET

Ku e di Ulsiu se kur mbaron Arta?!

Sot, kryetari i komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja padashur, na ka dhënë të gjithëve një informacion shumë të rëndësishëm.

Manja, duket se e di fjalë për fjalë fjalimin e Markut, sepse në lexim e sipër nga kryeprokurorja ka lajmëruar të gjithë deputetët: “Ju lutem, se është drejtë fundit”.

“Ku e di Ulsiu se kur mbaron Arta?!”, do qe pyetja e çdo ndjekësi të këtij momenti. A e ka lexuar ai fjalimin e saj? (Marku nuk e ngriti për asnjë moment kokën nga letra).

Nëse ka matur kohën dhe koha është e kufizuar, a është “tradhëti” e subkoshiencës?!

Për ata që mendojnë se i ka matur kohën: pse nuk paralajmëroi Markun, siç bën Ruçi kur ju kujton deputetëve të opozitës, “Znj.Marku koha po shkon drejt fundit”, ose “koha po mbaron”?! (Kujdes, raporti i dorëzuar nuk është fjala që mbajti Marku para tyre)

Arta Marku është ish-kolege e deputetit socialist Ulsi Manja dhe për ata që nuk e mbajnë mend u përzgjodh po nën drejtimin e tij nga komisioni parlamentar. Nën tym e protesta Marku u votua nga socialistët si kryeprokurore e përkohshme, me vetëm votat e tyre, 69.

Zgjedhja e Markut, në shkelje flagrante të Kushtetutës pasoi me lajmërimin e protestave nga opozita./Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto