Templates by BIGtheme NET

Kukësi nuk shkon më tej se barazimi, kualifikimi për në fazën tjetër të Champions vendoset në Maltë

Kukësi nuk ka mundur të shkojë më tepër se një barazim 0-0 në takimin e parë të fazës së parë eliminatore të “Champions League” kundër Valleta-s.

Edhe pse favorite në letër, skuadra shqiptare përgjatë 90 minutave nuk arriti asnjëherë ta dërgonte topin në rrjetë.

Pjesa e parë ishte një lojë e balancuar, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ekipi i drejtuar nga Pacult u tregua më këmbëngulës, por gjithsesi pa ia arritur objektivit.

Kujtojmë që vetëm pas 1 jave do të luhet në Maltë ndeshja e kthimit ku do të vendoset edhe se kush do të kalojë në fazën tjetër.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto