Templates by BIGtheme NET

Maqedonia merr ftesë për anëtarësim në NATO

Projekt konkluzionet e Samitit të NATO-s parashikojnë që Maqedonia sot merr ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Aleancë dhe anëtarësimin e plotë pas përfundimit të të gjitha procedurave të brendshme, gjegjësisht implementimin e plotë të Marrëveshjes për Çështjen e Emrit ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

“Në vitin 2008 vendosëm se NATO do t’i ndajë ftesë IRJM-së për inkuadrim në Aleancë sapo të gjendet zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët për emrin në suaza të OKB-së. E përshëndesim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin. Në pajtim me politikën tonë vendosëm ta ftojmë Qeverinë e Shkupit t’i fillojë negociatat me Aleancën. Implementimi i tërësishëm i të gjitha procedurave të parapara të brendshme lidhur me Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin është kusht për përfundimin e procesit inkuadrues”, citohet në Projekt konkluzionet.

Në konkluzionet e Samitit përshëndetet edhe Marrëveshja me Bullgarinë.

“I përshëndesim përpjekjet e Qeverisë në vitin e fundit dhe progresin e konsiderueshëm që është arritur për prioritetet e caktuara urgjente reformuese dhe inkurajojmë reforma shtesë që të përforcohet kontributi ndaj Alenacës”.

NATO i përshëndet edhe përpjekjet për ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe bënë thirrje në përpjekje shtesë në këtë drejtim, gjithashtu përshëndet edhe kontributin e Maqedonisë në misionet për sigurinë ndërkombëtare./INA

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful