Templates by BIGtheme NET

Momentet më të mira të Cristiano Ronaldos me Real Madridin, VIDEOJA që po bëhet virale

Real Madrid dhe Juventusi kanë përmbyllur marrëveshjen për transferimin e Cristiano Ronaldos nga spanjollët tek italianët.

Ronaldo ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me rroge 30 milionë euro. Pas bërjes publike të lajmit, faqja zyrtare e Real Madridit në “Youtube” ka publikuar një video me momentet më të mira të Ronaldos me skuadrën, që nga momenti i parë kur ai u bë pjesë.

Përmes kësaj videoje madrilenët po u tregojnë në një farë mënyrë drejtuesve të Juventusit që po u dërgojnë atyre lojtarin më të çmuar.

Pas largimit nga Real Madriti ai ka shkruar një letër fansave të tij.

“Faleminderit pafundësisht edhe një herë tifozëve tanë dhe të futbollit spanjoll. Gjatë këtyre 9 viteve emocionuese kam pasur lojtarë të mëdhenj para meje. Respekti im dhe mirënjohja ime për të gjithë ata.

Kam reflektuar shumë dhe e di se ka ardhur koha për një cikël të ri. Po largohem, por kjo këmishë, kjo mburojë dhe Santiago Bernabeu do të vazhdojnë të ndjehen gjithmonë si të mija kudo që të jem.

Faleminderit të gjithëve dhe natyrisht, siç thashë për herë të parë në stadiumin tonë 9 vite më parë: Hala Madrid!”, shkruan Ronaldo.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto