Templates by BIGtheme NET

Opozita kërkon anullimin e mbledhjes si e paligjshme, Manja: Vetëm te rregullorja ne si maxhorancë nuk çedojmë!

Deputetët në komisionin parlamentar të ligjeve janë duke kërkuar anullimin e mbledhjes, sepse sipas tyre kjo mbledhje është futur në mënyrë të paligjshme në rendin e ditës, duke shkelur rregulloren.

Por socialisti Ulsi Manja, kryetar i këtij komisioni bëri një koment të tillë: “Vetëm te rregullorja ne si maxhorancë nuk çedojmë!”

Në Komisionin e Ligjeve është parashikuar të shqyrtohen dy raporte të rëndësishme për gjendjen e kriminalitetit në vend, ai i prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarët e grupeve të PD-së dhe LSI-ë, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili shprehën kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes.

Spaho dhe Vasili argumentojnë se, ndryshe nga sa parashikon neni 29, raportimi është futur në rend dite pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, i miratuar deri në fund te sesionit.

Sipas tyre Manja nuk e ka këshilluar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj.

Manja ka vazhduar mbledhjen duke lejuar Markun të lexojë çfarë ka përgatitur para tyre.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful