Templates by BIGtheme NET

Rama do të japë me koncesion aeroportin e Kukësit (VENDIMI)

Qeveria Rama pritet të japë me  koncesion aeroportin e Kukësit. Vendimi i kryeministri Edi Rama është publikuar sot në faqen e kryeministrisë.

Qeveria ka marrë një ofertë të pa kërkuar për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. Në vendimin e sotëm të Këshillit të ministrave u vendos t’i jepet 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, që kanë  bërë ofertën e pa kërkuar për ndërtimin e këtij aeroporti.

Kujtojmë që në 1 Prill 2016 qeveria arriti marrëveshjen me kompaninë koncesionare që menaxhon Aeroportin e Rinasit, duke i hequr asaj ekskluzivitetin për të gjitha fluturimet, në të gjithë Shqipërinë.

Arritja e kësaj marrëveshje i hapi rrugën përdorimit të Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare./ Hashtag.al 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto