Templates by BIGtheme NET

Shtylla elektrike bie mbi makinën e familjes tre anëtarëshe, kamerat filmojnë gjithçka (VIDEO)

Një aksident i frikshëm i ka ndodhur një familjeje që po udhëtonte në një autostradë të re që po ndërtohej në Nakhon Ratchasima, Tajlandë, kur babai, nëna dhe djali u larguan nga shtëpia për një fundjavë larg.

Një shtyllë elektrike e ndërtuar nga betony papritmas u rrëzua mbi makinën e tyre tip “Toyota”. 41-vjeçarja Natchawan Sangmuan ndodhej në ulësen e pasagjerit, burri Sittikorn Gnamwan, 40 vjeç, ishte shofer ndërsa djali i quajtur Parattakorn ndodhej në ulësen e pasme të makinës.

Natchawan tregon për mediat se shtylla elektrike ra mbi xhamin e përparmë duke e thyer atë në shumë copëza, që prenë në këmbë edhe djalin e saj të ulur pas.

Ata u dërguan me urgjencë në spital, ku tanimë Natchawan është e detyruar të mbajë një qafore për shkak të dëmtimeve që ka pësuar në qafë.

Gruaja tha se pasi mjekët e ambulancës e tërhoqën nga rrënojat ajo ndjeu një ‘dhimbje të mprehtë në qafë dhe mjekër’.

Sipas autoriteteve ishte një kamion mikser që kishte tërhequr zvarrë telat e rrymës, dhe kishte bërë që shtylla elektrike të shembet dhe të binte mbi “Toyota”-ën e familjes tajlandeze.

Sittikorn dhe Natchawan janë të zemëruar me kompaninë e ndërtimit e cila i ka ofruar një dëmshpërblim prej 50.000 bahtë ose 1400 euro, por që sipas tyre nuk mjafton as për të mbuluar shpenzimet e dëmeve që ka pësuar makina.

Gjithë skena e aksidentit është filmuar nga kamera e instaluar brenda në makinë dhe tanimë është bërë virale.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful