Templates by BIGtheme NET

Vetëm 5 bursa jepen në gjithë botën, Matea nga Tirana ka fituar njërën prej tyre (VIDEO)

Ajo është vetëm 15-vjeçare dhe ka fituar një prej pesë bursave për të vazhduar studimet në Angli. Bëhet fjalë për Matea Gjikën, e cila është shpallur fituese e olimpiadës “E&B Consultancy dhe Cambridge  Education Group” duke përfituar një bursë të plotë për të ndjekur studimet A level në Angli.

 “Për të studiuar në këto shkolla në Angli, në të gjithë botën jepen vetëm 5 bursa të tilla, unë jam fituesja e njërës prej tyre. Në shtator unë do shkoj të filloj studimet”, tha 15-vjeçarja ndërsa ishte e ftuar mbrëmjen e shkuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut.

Vetëm dy bursa të tilla janë dhënë deri ëm tani ndërsa 3 personat e tjerë nuk janë gjetur akoma.

Matea tha se do ta kishte të vështirë të qëndronte larg familjes por ky ishte synimi që i kishte vënë vetes që në klasë të pestë – të ndiqte një nga shkollat më të mira në botë dhe për ta realizuar këtë qëllim kishte ndjekur shumë kurse.

“Normalisht që është pak e frikshme sepse unë jetoj me familjen. Është sakrificë nga të dyja anët. Unë do jetoj vetëm dhe ata do ma ndjejnë mungesën por ne kemi patur synim arsimin që kur unë kam qenë në klasë të pestë kur unë vendosa që do vazhdoj shkollën më të mirë të mundshme dhe mu dha kjo si mundësi.”, tha Matea Gjika e cila më tej tregon se ka ndjekur kurse pianoje, kurse anglishteje që në moshën 4 vjeç e gjysëm, është marrë me not, të gjitha këto në një moshë fare të vogël.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto