Templates by BIGtheme NET

Zbulohen fosilet e dinozaurit ‘të parë’ gjigand në Argjentinë (FOTO)

Dinosaurët gjigandë jetonin në Tokë pothuajse 30 milion vjet më herët sesa mendonim, kështu kanë deklaruar një grup paleontologësh në Argjentinë, të cilët kanë zbuluar fosilet e dinosaurit më të hershëm gjigand.

Mbetjet e një specieje të vjetër 200 milion vjeçare, të pagëzuar me emrin Ingenia prima, u zbuluan në zonën e gërmimit Balde de Leyes në provincën San Juan, 1,100 km në perëndim të kryeqytetit argjentinas Buenos Aires.

“Përpara këtij zbulimi, konsiderohej se gjigandtizmi kishte nisur gjatë periudhës Jurassic, rreth 180 milionë vjet më parë, por Ingentia prima jetonte në fund të Triasikut, midis 210 dhe 205 milionë vjet më parë”, ka deklaruar hulumtuesja kryesore e ekipit, Dr Cecilia Apaldetti nga ‘Universiteti Kombëtar i San Juan’ në Argjentinë.

Speciet e reja të zbuluara janë quajtur “Ingentia prima”, që do të thotë ‘gjigandi i parë’ në latinisht.

Hulumtuesit besojnë se dinosaurët katërkëmbësh, të dalluar nga qafa dhe bishti i tyre shumë i gjatë, kishin një masë trupore prej rreth 10 ton – përafërsisht pesha e dy ose tre elefantëve.

Marrë nga rt.com

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful