Templates by BIGtheme NET

E vuri rrogën lloto për Belgjikën, vret veten 44-vjeçari në Cërrik

Një 44-vjeçar në Cërrik i ka dhënë fund jetës. Baba i dy fëmijëve të vegjël në kushte depresive i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga oxhaku i ish-uzinës së naftës në Cerrik.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur dje ku burri me iniciale  A.T., vjeç 44,me detyrë roje në këtë objekt është hedhur nga oxhaku. 

Sipas “Panorama” 44-vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në lloto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë.

Për fatin e tij të keq Belgjika humbi. Në kushte depresive ai i dha fund jetës. 

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 11.07.2018, në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful