Templates by BIGtheme NET

3.4 milionë euro në ‘Toyota’, lihen në burg katër të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masëne  sigurisë ‘arrest me burg’ për katër të arrestuarit lidhur me sasinë prej 3.4 milionë eurosh që u zbulua në postin e Durrësit në dy makinat tip ‘Toyota’. Të pandehurit janë Edi e Klevi Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka.

Në nisje të seancës pati debate pasi prokurori ka kërkuar që seanca të jetë me dyer të mbyllura për ruajtje të hetimeve.

Pavarësisht se për avokatin nuk ka patur asnjë arsye se përse mediat duhet të dalin jashtë, kamerat janë përzënë nga gjyqtari.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër-porosi në 3 shtete, lidhur me të arrestuarit. Dyshohet se shuma e parave prej 3.4 milionë eurosh që u zbuluan në dy ‘Toyota-t’,  buron nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri.

Përpos katër personave të lartpërmendur janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful