Templates by BIGtheme NET

Asnjëherë s’duhet pritur për të shkulur një çiban

Nga Ilir Nikolla

Dëgjojmë këto kohë psherëtima opozitarësh të thekur që rreken të na mbushin mendjen se jemi të pafat, pasi të pabërat më të padëgjuara Rama vendos ti bëjë në stinën e verës, në ditë festash apo netëve, kur rezistenca s’është asnjëherë në apogjeun e vet.

Rastet janë të pafundme dhe s’ia vlen të numërohen, por publikun po e shqetëson këto ditë pezmi se vera erdhi dhe Rama dashurpadashur do t’i hajë edhe nja tre muaj pushtet, pasi askush s’ngrihet në verë. E thotë me pezm edhe analisti Lubonja, bile kam dëgjuar edhe disa deputetë opozitarë që ligjëratën e tyre e nisin me togfjalëshin “në shtator, opozita…”.

Ata kanë të drejte të kenë këndvështrimin e tyre pesimist, apo edhe një strategji opozitare pritëse, po qëkur është shpikur demokracia dhe lufta politike, asnjëherë të babëziturit në shkam s’i është dhënë kurrfarë bese a armëpushimi.

Le të jetë ramazan, festë kombëtare a sezon veror, s’jemi as në betejë biblike e as kombi nuk rrezikohet nga rezistenca opozitare. Është krejt e kundërta.

Shërbimet kombëtare të opozitës së përditshme e të pakompromis po e mbajnë ende në këmbë godinën e Teatrit Kombëtar, po ia bëjnë të vështirë kryebashkiakut të Tiranës të shesë çfarëdolloj toke publike të Tiranës si ta kishte trashëgim nga e ëma dhe ndalën lobingun privat të kryeministrit për pazarin e negociatave, në shkëmbim të 600 mijë refugjatëve.

Këto përfitime kombëtare shqiptarët do t’i kenë edhe gjatë sezonit veror. Nuk do të ketë teknologji të akteve normative, vkm me firma qarkulluese apo tjetërsim të buxhetit të shtetit tek klientë që do na rrjepin për 20-35 vitet e ardhshme. Tentativat kryeministrore sipas parimit “është firma e fundit e këtij lloji” mund të kenë vijim këtë verë, por çfarëdo armëpushimi për hit të sezonit dhe pushimeve do të ishte sakrilegj. Të pabërat më të mëdha Edi Rama i zyrtarizon jashtë orarit zyrtar, prandaj edhe rezistenca e opozitës dhe e publikut është e detyruar të vazhdoje edhe jashtë orarit. Duhet të vijojë, sipas dijes popullore “asnjëherë s’duhet pritur për të shkulur një çiban!

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful