Templates by BIGtheme NET

Blindohet Parisi me 12 mijë forca policore për festën kombëtare dhe finalen e botërorit

Me rastin e festës kombëtare franceze të 14 korrikut do të mobilizohen në gjithë Parisin 12 000 trupa policore, si dhe për finalen e botërorit, njoftoi prefekti i policisë, Michel Delpuech.
“Rreth 3 000 anëtarë të personelit të shpëtimit do të angazhohen gjithashtu”, theksoi ai.

Përveç evenimenteve të zakonshme të parashikuara për festën kombëtare që do të fillojnë që të premten në mbrëmje (fishekzjarre, kërcime, festa) kjo fundjave do të karakterizohet edhe nga finalja e Kupës së Botës në futboll ku luajnë kombëtarja franceze kundër asaj kroate.

“Në rast të fitores nga ekipi i Francës, festimet e këtij ylli të dytë do të shkaktojë grumbullime masive të turmave”, tha prefekti i policisë franceze.

“Nëse ekipi jonë fiton Kupën e Botës, ne do të mundohemi të ndalojmë qarkullimin e çdo automjeti në një perimetër të gjerë”, theksoi ai, raportona atsh.

Nën kontekstin e kërcënimit terrorist me rastin e këtyre evenimenteve do të ketë masa shumë të larta sigurie në të gjithë Francën.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto