Templates by BIGtheme NET

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Lugina e Preshevës kërkon përfshirjen

Në fazën finale të dialogut me Serbinë është duke kërkuar përfshirje edhe Lugina e Preshevës. Madje ata për të shtunën kanë paralajmëruar një seancë të jashtëzakonshme të tri komunave me shumicë shqiptare.

Paralajmërimet për arritjen e një zgjidhje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe gjendja jo e mirë e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë ndikuar që kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa të propozojë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të të tri komunave të Luginës së Shqiptarëve.

Në këtë seancë sipas Mustafës do të kërkohet përfshirja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në dialogun përfundimtar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Në këtë seancë të tre Kuvendeve të këshilltarëve shqiptarë do të mandatohen institucionet e Republikës së Kosovës që në emrin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të merren me statusin politik të tyre në këtë dialog përmbyllës në mes të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar”, tha Mustafa për RTK.

Mustafa ka thënë se deri më tash janë mbajtur dy takime konsultative më përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare.

Kuvendi i kuvendarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe pse nuk ka karakter institucional jozyrtarisht paraqet një institucion uniteti politik të shqiptarëve në Luginë.

Seanca e jashtëzakonshme sipas paralajmërimeve pritet të mbahet të shtunën në Bujanoc ndërsa vendimet e marra do tu dërgohen të gjithë faktorëve relevantë në rajon dhe atyre ndërkombëtar.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto