Templates by BIGtheme NET

‘F**k’, tifozi anglez i ndërpret raportimin, gazetari rus mezi ruan qetësinë (VIDEO)

Një grup tifozësh anglezë duket se nuk e kanë ndjerë edhe aq shumë humbjen përballë Kroacisë në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë, duke përfituar të hyjnë në transmetim të drejtpërdrejtë në “RT”.

Atmosfera në Moskë mbrëmë dukej më e gjallë se sa gjatë ndeshjes tjetër gjysmëfinale një natë në Shën Petersburg, kur blegët dukeshin të dëshpëruar, sipas gazetarit rus Alexey Yaroshevsky.

“Ju nuk shihni dëshpërim këtu, ju shihni krenari”, tha korrespondenti, duke u përpjekur të ruante qetësinë kur disa tifozë ndërhynëpër t’i marrë mikrofonin duke bërtitur “Angli, Angli”.

Ai ua dha mikrofonin për t’i lënë tifozët të shprehnin çfarë kishin në zemër, mirëpo në një moment njëri prej tyre ndërhyn dhe thërret fjalë të papërshtatshme. “F ** k!” dëgjohet të thotë tifozi.

Por Yaroshevski nuk u zemërua dhe thjesht vazhdoi transmetimin duke ruajtur qetësinë. Në fund të fundit, tifozët e Anglisë ndoshta e meritojnë një liri të vogël pasi ëndrra e tyre për “të çuar Kupën në shtëpi” u thye në mes.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto