Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi: LSI ka një plan me 9 pika, për 3 muaj pastrojmë Shqipërinë nga droga

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se  nga selia e partisë se forca politike që drejton ka një plan konkret për çrënjosjen e drogës nga vendi dhe për këtë i duhen vetëm 3 muaj.

Ajo theksoi se vendi është pushtuar nga droga, krimi e mafia dhe përgjegjësi kryesor për këtë është kryeministri Rama.

“Klanet shqiptare kanë ende një rol kyc në trafikimin e kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria drejt Italisë. Shqiptarët e arrestuar për trafik dhe shpërndarje janë shumë. Ky raport duhet të na zgjojë të na bëjë të reflektojmë, së pari duhet të jemi nëna, të solidarizohemi me njëra tjetrën për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë. Edi Rama po shkatërron kulturën dhe historinë shqiptarë. Raporti dëshmia e qartë e Ramës për ta. Askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant dhe tallës ndaj problemeve. Askush më parë nuk i ka shpallur luftë biznesit, teatrit. LSI premton që ne tre muaj pastron Shqipërinë nga droga, në tre muaj Shqipëria i kthehet realitetit. Do sekuestrojmë pronat e mafias.” – tha Kryemadhi.

Në fund të deklaratës, kryetarja e LSI-së tha se çmontimi i qeverisë së Edi Ramës është hapi i parë për kthimin e vendit në normalitet.

Gjë që do shoqërohet me rikthimin e barazisë tek shqiptarët, shëndetësi e arsim të barabartë.

“Konkurrencë të pastër, rikthimin e barazisë te shqiptarët, shëndetësi e arsim të barabartë. Çmontim i kësaj qev është hapi i parë që duhet ta bëjmë të gjithë sëbashku.” – theksoi Kryemadhi.

Deklarata e plotë

Raporti tronditës i Drejtorisë së Antidrogës Italiane demaskon përfundimisht qeverinë shqiptare dhe ndërkombëtarët që heshtën.

Ja çfarë paraqet shumë qartë raporti:

“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’

Vetëm në vitin 2017, mbi 90 ton janë kapur nga rreth 41 ton që ishin në vitin 2016″.

Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj’.

“Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale europiane për kontrollin e territorit të rrugëve e të trafikimit të drogës.

Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës.

Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

“Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se ‘së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017.

“Shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar).

Kurse nga 10 mijë të huaj të arrestuar për trafik droge, 2000 janë shqiptarë.

Raporti tregon që propaganda e paguar e Edi Ramës nuk duhet të na verbojë por të na zgjojë.

Të parat duhet Ne nënat dhe gratë të bëhemi bashkë për të shpëtuar fëmijët dhe familjet shqiptare.

Po na shkatërron rininë dhe të ardhmen.

Po na shkatërron kulturën dhe historinë.

Po na shkatërron themelin e shtetit, vlerat mbi të cilat ky vend mbijetoi për shekuj të tërë.

Raporti i fundit është dëshmia e qartë e rrënimit ku e ka çuar vendin Edi Rama dhe banditizmi i tij. 

Askush më parë nuk ka qenë kaq thellë i përfshirë në trafiqe dhe llumin e bandave.

Askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant dhe tallës ndaj probleme dhe halleve të shqiptarëve.

Askush me pare nuk i ka shpallur lufte biznesit, intelektualeve, teatrit duke qene thjesht armik i popullit te vet.

LSI ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës.

Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik.

  1. Sekuestrim të pronave mafioze dhe pastrim të Shqipërisë nga paratë e pista
  2. Taksat e ulëta
  3. Konkurrenca e pastër
  4. Zhdukja monopoleve
  5. Rikthimi i barazisë dhe demokracisë.
  6. Shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë pa dallim bindje politike.
  7. Të shpëtojmë trashëgiminë kulturore.
  8. Të shpëtojmë identitetin tonë.
  9. Çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë.

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto