Templates by BIGtheme NET

Kultivonin marijuanë në serat me domate, policia italiane arreston dy shqiptarët

Sipas mediave italiane  në pranga e policisë ranë Andi Sina, 36 -vjeç, pronari i biznesit dhe 18-vjeçari Enio Toska, që punonte bashkë me të.

Sera me domate ishte në Ragusa, ku kultivohej drogë mes rreshtave të domateve. Sipas policise, bimët në serën ku kultivohej droga arrinin deri në dy metra lartësi dhe u zbulua gjatë një kontrolli të rastësishëm të një agjencie agrokulturore.

Policia arrestoi edhe dy rumunët M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç. Pas kontrollit në serë policia kontrolloi edhe banesën ku rrinin të ndaluarit.

Si provë materiale u sekuestruan 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik në dhomën e gjumit, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete. Ata akuzohen edhe per vjedhje te energjise elektrike, qe e perdornin gjate procesit te kultivimit te lendes narkotike.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto