Templates by BIGtheme NET

Protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar përmes fotosh

Qindra qytetarë janë duke marshuar drejt kryeministrisë për t’i thënë JO shembjes së Teatrit Kombëtar. Kjo protestë ka nisur që prej orës 18:30 të pasdites së sotme dhe qytetarët tashmë janë afër godinës së kryeministrisë.

“Mos e shembni teatrin”, “Mos vrisni kulturë”, janë disa nga thirrjet e protestuesve. 

Deri më tani kjo është një protestë e qetë. 

Robert Budina, Nertitan Liçaj, Romir Zalla, Gentian Zenelaj ishin disa prej artistëve në protestë.

Thirrja e Zenelajt:

Aktori Gentian Zenelaj i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Bëhu burrë! do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti. Historia s’mban mend dele, por ata që dalin nga reshti, mban mend ujqër, ashtu siç janë edhe këta burra e gra që janë mbledhur këtu… Mos e njollos veten me këtë turp”, tha aktori.

Kjo s’është Tirana që duam ajo atje do jetë një WC e madhe, siç bëjnë punë publike këtu.Duam të jemi kanakare si kroatët dje. S’kanë asgjë më shumë se ne, por s’kanë politikanë si ne”, shtoi.

Ai u bëri një apel edhe deputetëve e ministrave socialistë që mos ta votojnë sërish nëse Presidenti nuk dekreton ligjin.

Ministra, deputetë socialistë, mendoni me zemër, se do kalojnë vite dhe ju dhe fëmijët tuaj do ulni kokën”./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful