Templates by BIGtheme NET

Rama në kontraditë me veten, për kë bëri tifozllëk mbrëmë?

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kaluar e pa ndeshjen mes Anglisë dhe Kroacisë nën shoqërinë e liderëve të Botërorë, pasi të gjithë janë mbledhur në Bruksel për samitin e NATO-s.

Si zakonisht, edhe këtë takim Rama e ka shfrytëzuar në maksimum me foto në të cilat duket sikur çdo gjë i ka shkuar vaj në këtë takim, sidomos në fotot ku shfaqet pranë kanclares gjermane Angela Merkel.

Por ekspertët e PR-it duket se kanë harruar ta këshillojnë Ramën për një detaj lidhur me pamjet e publikuara.

Në videon që publikoi më herët në të cilën shfaqej pas lideres së Anglisë Theresa May, shihet teksa duket i mërzitur për humbjen e Anglisë. “Ouuu” është pasthirrma që Rama lëshon njëlloj siç bënë liderët e tjerë duke lënë të nënkuptohet se ai po bënte tifo për “Tre Luanët”, dhe kur ndeshja përfundon ai e ngushëllon May-n në shpatull për humbjen. Por ndryshe është sjellë me May-n dhe ndryshe me Kolinda Grabar-Kitarović, presidenten kroate.

S’ka kaluar shumë nga publikimi i kësaj videoje, vetëm çështje minutash dhe Rama ka publikuar një tjetër foto përkrah presidentes së Kroacisë, duke e cilësuar atë si foton e ditës. Aspak i zhgënjyer nuk duket kryeministri në këtë foto, përkundrazi shumë i lumtur, a thua se në finale shkoi Shqipëria.

Në fakt, kryeministri Edi Rama është tifz i flaktë i Italisë dhe nuk e ka fshehur kurrë, por në mungesë të kësaj skuadre në këtë Botëror, si të gjithë tifozët e italisë ka bërë tifo për skuadrat e tjera dhe nuk është e habitshme nëse mbështetja e tij ka qenë vërtet për Kroacinë, fundja është një shtet në Ballkanin si ne, por mund të kursente pasthirmat për t’u dukur mirë para kryeministres britanike.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto