Templates by BIGtheme NET

Reagimi në grup i deputetëve të LSI-së për raportin e Antidrogës italiane, Vasili dhe Spahiu: Demaskon qeverinë shqiptare

Deputetët e LSI-së reagojnë lidhur me raportin e Drejtorisë së Antidrogës Italiane, që sipas tyre demaskon përfundimisht qeverinë shqiptare dhe ndërkombëtarët që heshtën.

Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar shkruan disa nga pikat kryesore të raportit, ndërsa shprehet se “Është e qartë në dritën e diellit se Drogështeti po sundon në Shqipëri. Kush nuk e sheh është miop, kush e sheh dhe e mbron është armik i vendit të tij”. Kurse Përparim Spahiu pyet: “A guxon njeri të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale apo dhe të parakoshmee qofshin me këtë Qeveri..?????”.

Komenti i Vasilit:

“Raporti tronditës i Drejtorisë së Antidrogës Italiane demaskon përfundimisht qeverinë shqiptare dhe ndërkombëtarët që heshtën.

Raporti i Drejtorisë Qëndrore të Antidrogës Italiane paraqet situatën tronditëse lidhur me drogën, një situatë kjo e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar për nga përmasat, infiltrimi dhe përfshirja e qeverisë.

Drogështeti që sundon në Shqipëri është tashmë një konstatim që europianët po e bëjnë qartë me fakte demaskuese dhe shifra të frikshme.

Këto janë fakte të tmerrshme, të cilat janë sot përpara çdo shqiptari dhe që rrënojnë në çdo orë e çast sigurinë e vendit, shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve, asgjësojnë ekonominë e vendit dhe bizneset e ndershme dhe pengojnë integrimin europian të Shqipërisë duke e izoluar atë.

Ja çfarë paraqet shume qarte raporti:

1.”Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’.

2.”Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016″.

3.”Për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj’.

Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane.

4.”grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës. 

5.Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës.

6.Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

7.Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane.

8.”Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se ‘së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017.

Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike’.

9.”Shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar).

10.”Persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali përgjatë vitit 2017, nga të cilët janë arrestuar më shumë se 10 mijë, rreth 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria.

11.Per shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet holandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve.

Hetimet-sipas 12.Raportit-ka dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.

Është e qartë në dritën e diellit se Drogështeti po sundon në Shqipëri.

Kush nuk e sheh është miop, kush e sheh dhe e mbron është armik i vendit të tij.”

Komenti i Spahiut:

“Raport skandaloz nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali.

Për vitin 2017

Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016.

Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithësej.

Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë.

Përveç mariuanës shqiptarët vinë të dytët ndër persoant e arrestuar në Itali për trafik dhe shpërndarje të kokainës.

Raporti i policisë italiane vë në dukje shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare, të cilat renditen mes atyre më aktive.

Tani kush më thotë a shpjegon se si mund të funksionojë normalisht një ekonomi si e jona, kur biznesi i ndershëm konkurohet nga milionat e eurove të drogës?

A ka shpjegim tjetër dhënia e qindra lejeve të ndërtimit përveçse një skeme të pastër të pastrimit të parave?

A ka shpjegim tjetër rënia e Euros kundrejt Lekut, si dëm direkt i prodhuesve dhe eksporetuesve në vënd?

Dhe kryesorja e më e rënda:

A guxon njeri të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale apo dhe të parakoshmee qofshin me këtë Qeveri..?????”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto