Templates by BIGtheme NET

‘Rindërtim kufijsh’, deklarata e Hahn s’u prit mirë në Greqi, KE detyrohet të japë sqarime

Në një konferencë për shtyp nga Londra, komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka bërë një deklaratë e cila ka shkaktuar shumë bujë në Greqi.

Hahn është shprehur se  Shqipëria dhe Greqia po shkojnë drejt një marrëveshje dhe do të ketë ‘rindërtim kufijsh’ mes dy vendeve.

“Unë mendoj se ne kemi parë vendime prej burrash shteti si për shembull për negociatat rreth çështjes së emrit. Me të gjitha gjasat do të kemi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë sepse ajo e cila po diskutohet lidhet me një rindërtim të kufijve dhe e gjitha kjo është gjithmonë e rëndësishme dhe kritike për qytetarët.”, është shprehur Hahn.

“Por ne gjithashtu kemi nevojë për shtetin për të kuptuar se duhet të ketë disa ndryshime në shoqëri, duhet të ketë disa ndryshime në mentalitetet në mënyrë që të bëhen përparime reale në udhën drejt Evropës”, ka shtuar Hahn, deklaratat e të cilit nuk i janë pritur mirë në Greqi, aq sa Komisioni është detyruar të sqarojë komentin.

Komisioneri theksoi nevojën për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dypalëshe para çdo zgjerimit të ardhshëm të BE-së. Ai iu referua bisedimet në vazhdim greko-shqiptare për zonën ekonomike ekskluzive, të cilat natyrisht mund të realizohet vetëm mbi bazën e një marrëveshje reciproke të pranueshme”, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful