Templates by BIGtheme NET

Shfrytëzonte pikën e llotos për shitje kokaine, arrestohet biznesmeni në Kavajë

Policia ka arrestuar pronarin e një pike llotoje në Kavajë, për shkak se ai akuzohet për  “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).”, bën me dije policia.

Policia ishte vënë në ndjekje të Kadiut për shkak se kishin marrë informacione se ai,  në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.

Po ashtu 31-vjeçarit  iu zbuluan edhe disa dokumente shtetërore të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. 

“Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 4 kompjuterë lojërash fati

– 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë

– 45 fishekë model 56

– 15 fishekë model “Parabelium”

–  9 fishekë model 54

–  një sasi në lekë dhe dollarë

– peshore elektronike

– 6 aparate celularë

– mjeti tip “Ford”

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.’, thuhet në njoftim.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto