Templates by BIGtheme NET

Shpella ku u bllokuan 12 fëmijët në Tajlandë do bëhet muze

Shpella në veri të Tajlandës, ku u bllokuan për më shumë se dy javë 12 djem dhe trajneri i tyre i futbollit, pritet të bëhet muze.

Zyrtarë të ekipit të shpëtimit kanë bërë të ditur se në këtë muze do të tregohet se si operacioni i shpëtimit u shpalos, duke shtuar se do të jetë një atraksion i madh për Tajlandën.

Të paktën dy kompani gjithashtu janë të interesuara që të realizojnë filma në lidhje me këtë ngjarje.

12 djemtë dhe trajneri i tyre janë shpëtuar dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Gjatë operacionit të shpëtimin zhytësi Saman Kunan humbi jeten.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto