Templates by BIGtheme NET

Shpërndanin kokainë me motorin e picerisë, arrestohen tre të rinjtë në Tiranë (VIDEO)

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë pas një operacioni të koduar si ‘Pizza Porosi’, pasi dyshohet se tregtonin kokainë me motorin e një picerie.

Tre të arrestuarit janë:

– Gersi Çeça, 28 vjeç, banues në Tiranë

– Renaldo Dalipi, 25 vjeç, banues në Tiranë

– Albian Avdo, 27 vjeç, banues në Tiranë

Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.

Sakaq përsa i përket Dalipit, policia thotë se është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta persona punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (Gersi Çeça dhe Albian Avdo).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
– Automjet tip “Audi”
– Motori i Picerisë
– Tre aparate celular
– Fishekë

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful