Templates by BIGtheme NET

Sinjalet e para të opozitës, çfarë po planifikojnë Basha dhe Kryemadhi?!

Fronti i bashkuar opozitar ka kërkuar largimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama dhe të qeverisjes së tij.

Në dy deklarata të njëpasnjëshme, LSI dhe PD, kanë deklaruar se tani është koha për të larguar Edi Ramën, për t’i hapur Shqipërisë rrugën evropiane.

Deklarata e frontit opozitar vjen pas mostërheqjes së Ramës për sa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin që shemb Teatrin Kombëtar dhe që i hap rrugën grabitjes së pronës publike duke ia dhënë atë kompanisë “Fusha”, që do ndërtojë aty 6 kulla, 3 prej të cilave në pronën publike.

Në deklaratat e tyre, kryetarja e LSI, Kryemadhi dhe deputeti i PD-së, Strazimiri, theksuan raportin e Antidrogës italiane që thotë se Shqipëria është pikë kyçe dhe furnizuesja më e madhe me kanabis e Evropës, duke i dyfishuar ngarkesat për vitin 2017 krahasuar me një vit më parë.

Fronti i bashkuar opozitar ka deklaruar se largimi i Edi Ramës një orë e më parë është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin nga mafia, droga e krimi i organizuar.

Kryemadhi:

“LSI ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës.

Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Sekuestrim të pronave mafioze dhe pastrim të Shqipërisë nga paratë e pista. Taksat e ulëta, konkurrenca e pastër, zhdukja monopoleve, rikthimi i barazisë dhe demokracisë, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë pa dallim bindje politike, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore.

Të shpëtojmë identitetin tonë.

Çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë.”

Strazimiri:

“E vërteta është se Edi Rama e ka hequr Shqipërinë nga harta e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian. Nëse do të kishte vullnet politik, Edi Rama duhet të arrinte të paktën rezultatet e qeverisjes së Partisë Demokratike në luftën kundër trafikimit të drogës, që siç thuhet në raportin e antidrogës italiane kapën vlerën më të ulët te tyre në vitin 2011. Kultivimi dhe trafikimi i drogës, si dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat! Dhe as kanë për të na u hapur në 2019-ën, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës, është forca e krimit, që bën prej 5 vjetësh ligjin në Shqipëri!

Mediat kryesore europiane tani po e shprehin hapur se “paratë e drogës janë bërë para të politikës në Shqipëri. Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë më asnjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e vendit. Tani është koha  ta largojmë, për t’i hapur Shqipërisë rrugën europiane.”

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto